Vendimi- Apeli lë në burg bashkëpunëtorët e Emiljano Shullazit

0
308

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda lë në burg Endrit Zelën dhe Endrit Qyqen.

Dy bashkëpunëtorët e Emiljano Shullazit akuzohen për veprat penale të shtrëngimit për dhënie pasurie dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Dy të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me Emiljano Shullazin kanë kërcënuar dhe i kanë marrë një pjesë të pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës dhe një shumë të konsiderueshme parash biznesmenit Ylvi Beqja.

Ky i fundit ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar se si është kërcënuar dhe grabitur prej grupit që drejtohej nga Emiljano Shullazi.

Menjëherë pas kësaj dëshmie, Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë në mbrojtje biznesmenin ndërsa kërkuar ndaj dy të arrestuarve masën e sigurisë “arrest me burg” masë e cila u ekzekutua me 13 tetor 2016, teksa dy të arrestuarit ndodheshin pranë paraburgimit 313 në pritje te takimit me Emiljano Shullazin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here