Çifti shqiptar kapet me 32 kg kanabis, vajza 17 vjeçare: Droga e imja

0
187

Një sasi prej 32 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia greke, ndërsa në pranga kanë përfunduar një 25 vjeçar shqiptar dhe një vajzë 17 vjeçare.

Sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë gjatë kontrollit të një automjeti në rajonin e Kosturit ku është zbuluar një çift nga Shqipëria duke transportuar një sasi të konsiderueshme droge.

Vajza 17 vjeçare ka marrë pjesë vetë në transportin e drogës, duke theksuar se 25 vjeçarin e kishte marrë në pikën e kalimit kufitar. Pas kontrollit të ushtruar, policia ka gjetur tre qese me 60 pako kanabis me peshë totale 32 kg e 850 gram.

Policia sekuestroi makinën e dy autorëve, tre telefona celular, katër karta SIM, ndërsa hetimet po përqendrohen për të identifikuar trafikun midis Shqipërisë dhe Greqisë. Dy autorët janë dërguar pranë Prokurorisë së Kosturit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here