Bob Dylan thyen heshtjen për Çmimin Nobel

0
152

Kantautori amerikan Bob Dylan thotë se ai pranon Çmimin Nobel në Letërsi, duke i dhënë kështu fund heshtjes që prej vlerësimit me këtë çmim në fillim të këtij muaji.

Ai tha se nderimi që iu bë e kishte lënë pa fjalë, tha Fondacioni Nobel në një deklaratë.

Megjithatë vetë fondacioni nuk bëri të ditur nëse këngëtari do të merrte pjesë në ceremoninë e çmimeve në dhjetor të këtij viti.

Por, Dylan deklaroi  për një gazetë angleze se nëse do tëk ishte mundësi do të shkonte ta merrte çmimin vetë personalisht.

Çmimi për yllin e muzikës u shpall më 13 tetor “për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe amerikane të këngës”.

Megjithatë, mos reagimi i tij për një kohë të gjatë bëri që të ngrihen disa vetulla. Javën e kaluar, një anëtar i Akademisë Suedeze, që jep Çmimet Nobel, e përshkroi si të pasjellshme dhe arrogante sjelljen e këngëtari.

Por sipas Fondacionit Nobel, Dylan ditën e djeshme kishte telefonuar Sekretaren e Akademisë, Sara Danius dhe i tha: “Lajmi për fitimin e Çmimit Nobel më la pa fjalë. E vlerësoj kaq shumë nderimin që m’u bë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here