Nesër në orën 18:00 lëvizja AKIP do të mbajë një protestë kundër importit të plehrave.
“Rrëzimi i ligjit nga Nishani është betejë e fituar por nuk kemi fituar luftën. Ajo fitohet kur ligji të rrëzohet në parlament” tha një përfaqësues i AKIP duke shtuar se nuk do të heqin dorë nga kjo luftë.
Kemi zgjedhur piramidën pasi piramida e plehrave nuk mund të na imponojë plehrat në Shqipëri. Do të jetë një protestë koncert dhe me këngë dhe qëndrueshmëri” tha përfaqësuesi i AKIP
Më 14 tetor presidenti Nishani ktheu për rishqyrtim në Kuvendi ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Gjatë këtyre ditëve përfaqësues të AKIP zhvilluan takime me përfaqësues të grupeve parlamentare për ti bërë apel të mos votojnë ligjin.