Tentuan të fusnin ilace në Norvegji, arrestohet cifti në Durrës

0
348

Një çift është ndaluar në Portin e Durrësit. Arsim Gashi, 43 vjeç, është arrestuar në flagrancë, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij ka nisur procedim penal.

Ata prej kohësh jetonin në Nervegji, ku kishin marrë edhe pasaportën norvegjeze. Por mbrëmjen të shtunës janë ndaluar në port, ndërsa po fusnin në tragetin e linjës Durrës- Bari, automjetin tip “Ford” me targa LS75558.

Sjellja e tyre ka qenë e çuditshme, ndaj policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm. Pas ekzaminimit u konstatuan disa pjesë të dyshimta në makinë tek pjesa e parakolpit dhe mbrapakolpit te saj.

Në këto pjesë gjendeshin 3 komardare gome të izoluara me tel, brenda të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një sasi e konsiderueshme ilaçesh të llojit “Apaurin Diazepam” në total 3 030 tableta, 45.450 kokrra.

Ky lloj ilaçi trajton ankthin dhe problemet mendore, ndërsa në Norvegji është me një çmim tejet të lartë. /tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here