Nuk ndodh që një vend i NATO-së të pranohet pa opozitën, nuk është demokraci.

0
156

Gazetari Ilir Babaramo tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se presioni i opozitës te ndërkombëtarët duhet rritet që mesazhi i tyre për krizën politike në Shqipëri të kuptohet. Më tej Babaramo u shpreh se duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme për të zgjidhur krizën politike.

Presim që sa më shumë të ngrihet presioni i opozitës te ndërkombëtarët aq më shumë do të dëgjohet mesazhi i tyre. Këta 7 eurodeputetët që erdhën në Shqipëri, janë disa eurodeputet të thjeshtë. Opozita nuk është si Haxhi Qamili që sulmoi vilën e Princ Vidit me armë, i cili donte ta vriste dhe ta hidhte në det.

Nëse koha e krizës zgjat aq më shumë do të thellohet. Zgjedhjet e parakohshme janë ta pashmangshme, nuk mund të ndodhi që një vend i NATO-së të pranohet pa opozitën, nuk është demokraci.

Mendoj se duhet një pakt social për të zgjidhur krizën politike midis mazhorancës dhe opozitës.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here