Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se taksa mbi produktet serbe është një taksë kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Pjesë nga biseda:
Berisha: Taksa nuk është kundër serbëve, taksa është anti-Hashim. Kushdo që do të zgjidhë çështjen e taksës, e zgjidh menjëherë në qoftë se e koncepton dhe e kupton që është taksë anti-Hashim. Kur kush do me zgjidh taksën ta kuptojë si anti-Hashim. Ramush Haradinaj thotë se unë nuk shkëmbej territor, kurse ky është për shkëmbim territoresh me marrëveshje të fshehtë, duke shkelur Kushtetutën e Kosovës. Duke thyer tre nene. Nuk kam asnjë dijeni që amerikanët janë për shkëmbim territori.
360grade.al