Eibar fal lojtarët e përfshirë në skandalin seksual

0
143

Në qytetin e Eibar, vazhdojnë të ndihen turbulencat e rezultatit të skandalit seksual që përfshinte dy nga lojtarët baskë, Sergi Enrich dhe Antonio Luna. Tifozët e ekipit kanë reaguar në mënyra të ndryshme pas skandalit: nga kritikat e ashpra drejt lojtarëve dhe mbështetja, ndërsa, për vajzën që shfaqet në video, një indiferencë e madhe, dhe madje inat pas turpit që solli kjo ngjarje për klubin nëpër media kur fokusi duhet të ishte te barazimi historik kundër Real Madrid të dielën e kaluar.

Sipas burimeve të AS, trajneri i Eibar Jose Luis Mendilibar donte të disiplinonte lojtarët, të cilët nuk ishin përzgjedhur për miqësoren kundër Leganes, por në fund klubi vendosi të mos merrte masa kundër Enrich dhe Lina teksa mendojnë se është një çështje prvate, dhe pasi ata janë dy lojtarë të rëndësishëm për ekipin. Në vazhdim, Eibar nuk do të prononcohet më për sa i përket kësaj çështje dhe kërkon që fokusi të rikthehet te futbolli i luajtur me shpresën që skandali të harrohet sa më shpejtë./telesport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here