Durrës/ Plagosja e tre personave, policia zbardh detajet, arrestohen të implikuarit

0
169

 

Tre persona janë arrestuar lidhur me plagosjen e ndodhur ditën e shtunë në qytetin e Durrësit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Ervin Qerimi 31 vjeç, banues në Durrës; Eluert Hoxha 31 vjeç, banues në Durrës dhe Elvis Kurti 37 vjeç, banues Durrës. Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme në lagjen Nr.11, Durrës, pas një konfliki çasti, në një dyqan shitje kafesh, Ervin Qerimi dhe Eluert Hoxha janë konfliktuar me Elvis Kurtin dhe Bekim Gjokën. Për pasojë Elvis Kurti është plagosur me armë zjarri dhe aksidentalisht në këmbë edhe Eluert Hoxha, ndërsa Ervin Qerimi është plagosur me thikë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e Bekim Gjokës 36 vjeç, banues në Durrës. Në vendngjarje, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një këmishë predhe dhe tre aparate telefoni celular. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të Qerimit dhe Hoxhës dhe “Plagosja e rëndë me dashje” në ngarkim të Kurtit dhe Gjokës. Pak ditë më parë, Eluert Hoxha ishte konfliktuar me Elvis Kurtin, të cilin e kishte dhunuar fizikisht. Të shtunën paradite Kurti ka shkuar për t’u hakmarrë dhe pikërisht në debat e sipër me fjalë qëlloi me thikë në shpatull Eloert Hoxhën, ndërsa ky i fundit nxorri pistoletën dhe e plagosi me plumb. Ndërkohë, në konflikt janë përfshirë dhe Elton Hoxha dhe Ervin Qerimi, ku në përleshje e sipër ky i fundit mbetet i plagosur me thikë. Ngjarja ka përhapur panik ndër banorë, pasi zona në të cilën ndodhi ngjarja është ndër më të frekuentuarat në qytet. Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë mungesa e disa pajisjeve hidrosanitare në apartamenin e blerë  nga Ervin Qerimi. Ky i fundit i ka kërkuar llogari përfaqësuesit të firmës që ka ndërtuar pallatin, Elvis Kurtit, me të cilin edhe pak ditë më parë ishte përfshirë në konflikt fizik në një lokal. Duke marrë shkas nga kjo Elvis Kurti dhe shoku i tij Bekim Gjoka të shtunën paradite janë nisur drejt apartamentit ku banon, Ervin Qerimi, me të cilin fillimisht kanë debatuar më pas janë përleshur fizikisht. Në sherr e sipër Ervin Qerimi dhe miku i tij Eluert Hoxha kanë qëlluar me pistoletë duke lënë të plagosur Elvis Kurtin dhe aksidentlisht eshte plagosur në këmbë Eluert Hoxha. Ndërkohë Elvis Kurti ka qëlluar me thikë e për pasojë ka plagour Ervin Qerimin. Tre të plgosurit janë dërguar në spital , ndërsa policia ka shpallur në kërkim Bekim Gjokën. Mengjesin e sotëm policia ka prangosur Ervin Qerimin, Eluert Hoxhen dhe Elvis Kurtin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here