Tiranë/ Koklavitjet e tregtarëve ambulantë, nga frika për gjoba tek nevoja për të dalë nga skamja

0
159

553230 232927

Tregtarët ambulantë nëpër rrugicat e kryeqytetit që dalin për të shitur diçka për të nxjerrë bykën e gojës  gjobiten nga polica bashkake dhe nuk i lë të tregtojë në to.

 

 

Sejrie Baleta

Debati në lidhje me taksat për biznesin e vogel në Tiranë u shoqërua me protesata dhe me zhurmë. Bashkia e Tiranës nga ana e saj i miratoi taksat vetëm me votat e mazhorancës. Në terren ka nxjerrë grupe inspektimi ku nuk gjobit biznesat që me të vërtetë shkelin rregullat dhe ligjet por shkon dhe gjobit qytetarët e pafajshëm dhe tregtarët e vegjel ambolantë. Në një vëzhgim të bërë nga gazeta “Standard” pranë teregut të veshjeve në Medrese  të shikontë syri çdo gjë të mundshem dhe çdo formë marketingu. Shtësit të “serviloseshin” për të bërë më joshës mallin e tyre, thërrisnin dhe bërtisnin. Shumë qytatarë. Kudo në pëshpërima e sipër tragtarët që nuk kishin klientë e shfrytëzonin rastin për të biseduar mbi barrën e rëndë të taksave të vendosura nga Bahkia e Tiranës. Por jo vetëm kaq tregtarët ambullantë sorrollateshin nëpër rrugicat e pazarit. Dikush shiste uje të cilin e mbantë me një çantë të varur në qafë. Një djalë i vogël shiste gjera të vogla në një kuti. Të tjerë që shisnin byrekë e të tjerë që sorrolatashin ti joshnin me pakot e tyre të fareve. Por aja që me të vërtetë është shqetësuesë është fati i tregtarëvë ambullatë mu në hyrje të tregut. Të gjithë pa përjashim rrinin me kutija në duar. Me rroba në krahe uleshin mbi një gure dhe mundoheshin që të shisnin ndonjë gjë për të nxjerrë bukën e gojë. Në një vëzhgim të bërë nga gazeta “Standard” tregtarët ambulantë të tegut të rrobave ishin tejet të shqetësuar. “Ne mbanim ndonjë tavolinë të vogël dhe shisnim sa për të nxjerrë bukën e gojës tani as tavolinë as asgjë nuk na lejohet. Policia bashkiake na gjurmon në çdo moment, Jemi të detyruar ti mbajmë sendet që shesim në duar dhe ja të fitojmë sa për të ushqyer fëmijët” shporehen tregtarët ambulantë. Ndërkohë  jo vetëm në këtë treg e hasim këtë problematikë por dhe në tregjet dhe në rrugicat ku qytetarët tregtonin gjërat e tyre në mënyrë ambulante. Nënat dalin të shesin ndonjë vesë spinaq apo dhe gjëra të vogla të kësaj natyre por policia nuk i lë pa i gjurmuar dhe në këtë rast.

Rasti i nënës Zyle Lami

Rasti i fundit që bëri xhiron e rrjeteve sociale ishte rasti i një nëne që po shiste spinaq, presh te shkallët e një pallati dhe një polic i bashkisë shkon dhe e gjobit. Ky është shteti që po na drejton ne. Deri këtu ka arritur situata ku dhe nënat me dy gjethe spinaqi gjobitet. Reagimi i shoqërisë në rrjetet sociale ishe shumë i rebeluar. E moshuara ishte gjobitur edhe dy herë të tjera nga Bashkia Tiranë. Pas zemërimit të madh në rrjetet Bashkia e Tiranës u detyrua të bënte një hap pas duke deklaruar se ajo ishte gjobitur thjesht nga denoncimet e bëra nga banorët e pallatit te shkallët e të cilit ajo shiste. Për të mos akumuluar akoma më shumë mllef e zemërim, Veliaj personalisht gjobën në emër të së moshuarës. Por në fakt e moshuara Zyle Lami nuk gjobitej për herë të parë nga policia bashkiake, ç’ka rrëzon justifikimin e Bashkisë Tiranë. E moshuara nga fshati Mazrek, ishte gjobitur edhe dy herë të tjera dhe gjobat i kishte paguar këtë muaj. Një gjobë prej 500 lekësh e kishte në emrin e saj, ndërsa një tjetër prej 1 mijë lekësh e kishte në emër të bashkëshortit, i cili del gjithashtu për të shitur. Sidoqoftë ajo është takuar me kryebashkiakun Veliaj, i cili e ka çuar te tregu i hapur nga Bashkia

PD në shtëpinë e gjyshes së gjobitur

 

E pritëm bashkë  me fëmijët e saj për 3 orë, sepse policia bashkiake e kishte marrë për ta takuar dhe për të  puthur Liderin suprem Veliaj! Qeverisje pa mend, por dhe pa shpirt! Sot gjithë  ditën bashke me një  grup miqsh shkuam në fshatin Mazreke për të kërkuar dhe për të  ndihmuar modestisht nënë  Zylen, që u bë e njohur nga gjoba e djeshme e Erion Veliajt. Varfëria që  detyron nënë  Zylen dhe burrin e saj Bakiun për të  marrë  rrugën drejt Tiranës 30 min në këmbë dhe 30 me autobus për të  shitur 200 deri 500 lek mall në  ditë, s’ka nevojë  të  prshkruhet. Po aq e madhe sa varfëria dhe s’kamja ishte dinjiteti i kësaj familje e cila pavarësisht ishte thërrit në zyrë nga Veliaj për shoë mediatik, nuk pranon lëmoshën e tij por kërkon punë me dinjitet. Më tregoi tre gjoba që kishte paguar këtë  muaj, dy nga 500 lek në emrin e saj dhe një 1000 lek në emër të  Baki Lamit, bashkëshortit të saj. Shqipëria solidare është  Shqipëria që  ndihmon më të  dobëtit, që  këshillon kur gabon për mbijetesë, që  përkrahet kur kërkon të jetojë me punë dhe dinjitet, që nuk goditet dhe fundoset për shoë-n e kryebashkiakut dhe kryeministrit. Ka ardhur koha për solidaritet me njëri-tjetrin! Pushteti dhe krimi janë solidare me njëri-tjetrin, pushteti Rama-Veliaj është dhe më i rrezikshëm se pushteti kriminal se po i merr shpirtin atyre që s’kanë as bukë ne sofrat e tyre”, ka shkruar Ervin Salianji.

 

Nëna që u gjobit nga Veliaj një vit më parë takimi i Halim Kosovës

 

Zyle Lami është emri i zonjës së moshuar e cila shkaktoi një furtunë të vërtetë reagimesh ndaj kryetari të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj pasi policia e tij e gjobiti pse ajo po shiste disa jeshillëqe për të siguara disa para. Por interesante është se gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar, kandidati i PD-së Halim Kosova është ndaluar dhe madje është takuar me Nënë Xhevrijen dhe duket qartë nga fotot se ajo ka marrë shumë kënaqësi nga ky takim. Me shumë gjasë Kosova i ka premtuar asaj se nëse ai do të ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të kishte siguruar asaj një treg të veçantë ku ajo dhe zonja të tjera të moshuara që tregëtojnë në mënyrë ambulante në kryeqytet të kishin kushte më të përshtatshme. Por fati e deshi që, Erjon Veliaj të zgjidhej kryetar bashkie, dhe fati i nënës  për këtë zgjedhje të tiranasve tashmë që prej ditës së djeshme është mjaft i njohur

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here