Panik në SHBA nga “Matthew”/ 339 të vdekur në Haiti, fillon frika nga epidemia e kolerës

0
199

Uragani “Matthew” që goditi dje Haitin ka shkaktuar dëme kolosale në njerëz dhe ekonomi.

Numri i viktimave në Haiti arriti të paktën 339 persona, teksa ekipet e shpëtimit për herë të parë arritën në qytetet e izoluara që janë shkatërruar nga stuhia e fuqishme.

Vërshimet nga stuhia kanë ndotur ujin e rezervat e ushqimit janë të pakta dhe atje mund të shpërthejë epidemia e kolerës.

Stuhia e fuqishme është nisur drejt veriperëndimit të Shteteve të Bashkuara, duke bërë që presidenti Barack Obama të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Florida dhe Karolinën Jugore, përderisa këto shtete i janë bashkuar shtetit Georgia, ku guvernatori atje ka urdhëruar evakuimin e të paktën tre milionë njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare.

“Kjo stuhi është përbindësh”, ka deklaruar guvernatori i Floridas, Rick Scott, duke shtuar se kjo stuhi është vdekjeprurëse andaj duhet treguar kujdes. Qendra kombëtare e urganëve në SHBA e ka vendosur uraganin Mattew në “kategorinë katër”, duke e cilësuar atë si një prej stuhive më shkatërruese që është në gjendje të përmbytë sipërfaqe të mëdha, duke shkulur pemë, të prish linja të energjisë dhe të prishë ndërtesa. Erërat e tij konsiderohen se arrijnë deri në 251 kilometra në orë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here