Sherr dhe grushte në Parlamentin Europian, deputeti në tokë pa ndjenja (Video)

0
195

Duket se skenat e dhunës dhe ofendimeve nuk i shohim vetëm në Parlamentin tonë por edhe në atë Evropian.

Kështu ka ndodhur dje gjatë një mbledhjeje kur Steven Woolfe, eurodeputeti britanik i partisë UKIP, është goditur nga deputet të tjerë  gjatë një debati në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Nga video e regjistruar ai duket me fytyrë në tokë dhe gati pa ndjenja. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe nga deklaratat e sotme mjekët kanë konstatuar që deputeti i PE-së nuk ka pësuar gjakderdhje në tru, por do të mbahen nën vëzhgim.

“Po ndihem më mirë, më i lumtur dhe po buzëqeshi si gjithnjë”, ka deklaruar Steven.

https://youtu.be/COYvlk5zPs8

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here