Sulmi ndaj spitaleve, Rusia mohon akuzat

0
202

Rusia ka hedhur poshtë  pretendimet dhe akuzat e Francës e Turqisë, që i cilësuan si krime lufte bombardimet mbi spitalet dhe shkollat në veri të Sirisë.

Moska mohon kategorikisht këto pretendime dhe thotë se të tilla akuza janë vetëm fjalë.

“Ata që lëshojnë të tilla deklarata nuk janë në gjendje që të sjellin qoftë edhe një provë të vetme për këto”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Mbi 50 persona, që të gjithë civilë, gjetën vdekjen nga sulmet ajrore në të paktën katër spitale dhe një shkollë në zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë.

Kombet e Bashkuara deklaruan se nuk bëhej fjalë për një gabim, por për një sulm të mirëmenduar dhe të organizuar.

Francezët ishin ata që reaguan të parë duke bërë përgjegjës qeverinë siriane ose forcat ajrore ruse.

Ligjet ndërkombëtare ndalojnë kategorikisht goditjen ndaj pacientëve dhe personelit mjekësor, spitaleve apo shkollave nëse ato nuk përdoren për qëllime ushtarake.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here