Jashtë Kuvendit po protestohet kundër paketës antishpifje, ndërsa Kujtim Gjuzi thotë: Jam nipi i Pashait të Janinës!

0
135

Deputeti Kujtim Gjuzi ka deklaruar këtë të mërkurë se është nipi i Ali Pashë Tepelenës.

Në Kuvend po diskutohej rreth projektligjit për investimet strategjike ndërkohë që pritet të diskutohet edhe për paketën anti-shpifje.

‘Se këtu ka pasur dy burra ky vend. Ai është Gjergj Kastrioti i Ralf Gjonit dhe po ta them dhe njëherë tjetër, Pashai i Janinës, unë jam nipi i atij’, tha Gjuzi.

Jashtë Kuvendit po protestojnë gazetarë, aktivistë të lirisë së shprehjes dhe përfaqësues të opozitës.

Ata janë kundër miratimit të paketës anti-shpifje pasi sipas tyre cenon lirinë e shprehjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here