Formulimi i nenit për mënyrën sesi do të përzgjidhen 10 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka krijuar përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Ditën e djeshme, pas 3 orë debatesh për nenin 3, opozita ka braktisur komisionin me argumentin se “është i kotë çdo lloj debati për sa kohë thyhet haptazi konsensusi i 21 korrikut dhe Kushtetuta”.
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Reformën në Drejtësi do të vijojë diskutimet për ligjin për sistemin e drejtësisë, por pa deputetet e Partisë Demokratike.