E quajtën një grua ‘derrkuce të trashë’, shqiptarët dhunojnë zjarrfikësit

0
181

Ky është rasti i parë që i ka ndodhur ndonjëherë Shërbimit Zjarrfikës në qytetin gjerman Gelsenkirchen. Një banor 25-vjeçar i këtij qyteti, por me shtetësi kosovare, së bashku me dy familjarë të tij ka goditur dy zjarrfikësit, duke u shkaktuar lëndime serioze.

Zjarrfikësit e moshës së re, 25 dhe 26 vjeç, ashtu sikurse dhe kolegët tjerë të tyre, vazhdojnë të jenë në gjendje shoku pas asaj që kanë përjetuar natën në mes të të shtunës dhe të dielës.

Por ndërkohë policia ka ofruar të dhëna që sigurisht nuk e përmirësojnë atë që ka ndodhur, krijojnë një qartësi rreth shkaqeve të dhunës.

Dy zjarrfikësit e rinj e kanë quajtur “derrkuce të trashë”, një paciente që kanë shkuar ta ndihmojnë, pasi janë thirrur me alarm, thanë qarqe të informuara mirë nga rasti, shkruan portali gjerman.

Ndërsa policia e tregoi këtë gjë me fjalë më të zgjedhura: “Dy zjarrfikësit e rinj, në një moment janë shprehur në mënyrë përçmuese lidhur me `peshën dhe përmasat e trupit” të pacientes. Por, policia nuk e di se çfarë “shprehjeje fyese për dinjitetin” është përdorur me atë rast.

Ndaj kosovarit 25-vjeçar po zhvillohen hetime për shkaktim lëndimi të rrezikshëm trupor. Ai, edhe pasi që dy zjarrfikësit ishin të rrëzuar për tokë, kishte vazhduar t`i godiste me shqelma! Identiteti i dy të tjerëve, që mendohet se janë pjesëtarë të familjes, pra po ashtu kosovarë mbetet ende i paqartë.

Tronditja te zjarrfikësit vazhdon të jetë e madhe, për faktin se shërbimi i zjarrfikësve gëzon respekt të veçantë te popullata. “Deri tani nuk ka pasur kurrë ndonjë sulm të tillë, për ndryshim, për shembull, ndaj policisë”, ka thënë një zëdhënës policie. Sidoqoftë, njësia zjarrfikëse nuk e ka ndërmend që personelin e saj ta pajisë me jelekë antiplumb ose me spraj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency