Datat e aplikimit për raundin e dytë/ Maturantët, shanset dhe rreziku për t’u pranuar në universitet publike dhe jopublike

0
418

Kandidatë të cilët nuk janë shpallur fitues në universitete publike dhe duan t’ju drejtohen dyerve të universiteteve private janë po të njëjtat kritere dhe  procedura regjistrimi

 

Sot është  afati për regjistrimin e maturantëve të cilët janë shpallur fitues të raundit të parë.  Situata në lidhje me regjistrimin e maturantëve nëpër fakultete ku janë shpallur fitues paraqitet tepër e vështirë. Vetën nëpër fakultetet e Universitetit të Tiranës janë deklaruar se janë 50% kuota bosh. Situata duket se ka shkuar përtej pritshmërive. Studentët që janë shpallur fitues dhe që e pëlqenin preferencën e zgjedhur janë regjistruar të tjerët nuk kanë pranuar që të regjistrohen dhe shpresa e tyre varet tek riaplikimi. Zyrtarisht deri ditën e djeshme janë regjistruar 5209 studentë në rang vendi, për të vijuar një degë në universitet nga 25 mijë kuotat e përcaktuara. Por në Universitetin e Tiranës ka mjaft fakultete apo degë që numri i të regjistruarve shkon në 4-5 studentë ose ka degë që nuk ka asnjë të regjistruara. Rasti konkret vjen nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku nga 1258 kuota janë regjistruar vetëm 121 studentë. Por po në këtë fakultete ka degë si Bioteknologjia, që nuk ka asnjë student të regjistruar megjithëse janë përcaktuar 90 kuota. E njëjta situatë përsëritet edhe Shkencat Sociale ku në degë si Puna Sociale apo edhe Filozofia numri i të regjistruarve nuk i kalon 14. Edhe në fakultetin e Gjuhëve të huaja që nga dita kur ka filluar regjistrimi e deri ditën e djeshme studentët fitues nuk ishin regjistruar dhe nuk e merrnin guximin që të regjistroheshin. Por edhe tek Fakulteti i Histori- Filologjisë situate paraqitej e qetë dhe se numri i fituesve që shkonin  për tu regjistruar ishte tepër i vogël.  Drejtuesit e fakulteteve flasin për një situatë të pritshme, jo për shkak të pikëve, por për shkak të mënyrës së aplikimit në sistemin e ri. Por nga ana tjetër ky numër i lartë kuotash do të thotë më shumë mundësi në raundin e dytë për studentët që nuk fituan një degë, apo edhe ata që preferojnë të konkurrojnë për një degë më të mirë.

 

Humbësit as tek privati

Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera ku maturantët me dëshirën e plotë mund të zgjidhin një universitet privat për një apo shumë arsye, këtë vit kjo e drejtë e tyre nuk është më e lirë por e kushtëzuar. Të gjithë ata maturantë që nuk janë shpallur fitues në asnjë nga dhjetë degët që kanë aplikuar nuk duhet të mbajnë shpresë se mund të regjistrohen në Universitete private pasi është kundrejt pagesës. Këtë vit edhe ai student që do të ndjekë studimet e larta në shkollat private duhet patjetër të ketë mesataren mbi 6, duhet të ketë aplikuar pranë agjencisë kombëtare të provimeve dhe ta ketë përfshirë në 10 preferencën e tij shkollën e lartë jo publike. Afatet dhe procedurat që ndiqet për këtë rast është i njëjtë si për Universitetet publike edhe për ato private. Pas përfundimit të procesit, askush që nuk ka aplikuar në sistemin matura shtetërore nuk mund të regjistrohet në ndonjë institucion privat apo publik qoftë ai”, shprehet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Sipas Ndrecës askush nga shkollat e larta jo publike nuk mund të bëjë pranime jashtë këtyre kritereve pasi maturanti nuk mund të pajiset me diplomë pasi nuk merr numrin e matrikullimit që e identifikon atë si student. Numri i identifikimit apo numri i matrikulimit është tashmë me këtë sistem dhe bëhet i mundur vetëm në rast se studenti ka apikuar dhe është regjistruar në një institucion publik ose privat. Kështu që asnjë studentë që regjistrohet jashtë këtij sistemi që po flasim nuk merr dot numër matrikullimi. Dhe për rrjedhojë ai nuk konsiderohet si student ligjërisht. Dhe rrezikon mos marrë diplomën, mos i njihet e drejta e studimit, mos i njihet diploma”, shton Ndreca. Universitetet jopublike do të pranojnë për vitin 2016- 2017 rreth 10 000 studentë, por vetëm nëse e fitojnë të drejtën e studimit në to.

 

gara-ne-universitete

Datat e aplikimeve për raundin e dytë

Por sikundër e theksuam në lart shtatori dhe zakonisht java e fundit e tij do ti vendosë dhe një herë nën ethet e emocioneve dhe përballë zgjedhjes maturantët. Aplikimi për në raundin e dytë shihet si “jetë apo vdekje” për të ardhmen e tyre për sa i përket vazhdimit të studimeve të larta. Nga ana e AKP-së është shpaluar dhe kalendari i datave për aplikimin e kandidatëve në të gjithë rrethet e vendit. Në këtë raund pritet që numri I tyre të jetë shumë I lartë për shkak se shumë maturantë nuk u shpallën fitues dhe pjesa tjetër nuk fituan degën që ata dëshironin.  Sipas kalendarit me datat, aplikimet nisin më 23 shtator dhe përfundojnë më 1 tetor. Në tabelën Tirana dhe Tirana qark do ta filloj aplikimin që kanë në dispozicion tre ditë.  Në ditën e tretë u bashkohen edhe ata të Kamzës, Kavajës, Durrësit dhe Krujës, për ta mbyllur në ditën e fundit, më 30 shtator, me qytetet në Verilindje (sipas tabelës përbri shkrimit). Edhe në këtë raund kandidatët do të përzgjedhin dhjetë programe studimi nga universitetet publike dhe private. Përpara se të nisin aplikimet për raundin e dytë, universitetet duhet të shpallin kuotat e lira për secilin program studimi. Në bazë të pikëve që kanë, maturantët duhet të konsultohen më parë me to dhe kriteret që kanë secila prej tyre. Zgjedhja finale këshillohet të kryhet pasi të jenë përllogaritur pikët që u duhen për secilën prej preferencave.

 

Aplikimet

Raundi i dytë është parashikuar të jetë njësoj me të parin, duke nisur që te pagesa për aplikimin. Por ajo do të bëhet vetëm nga ata që nuk aplikuan në raundin e parë. Ndërsa ata që kanë paguar në raundin e parë në raundin e dytë nuk do të paguajnë. Si fillim mandate pagesa prej 2 mijë lekësh dorëzohet në sekretarinë e shkollës ku maturanti ka përfunduar studimet me qëllim për të hedhur në sistem notën mesatare. Ndërsa procesi i aplikimit do të kryhet online në çdo mjedis ku ka internet, duke renditur dhjetë degët që ai mendon se shpallet fitues. Numri i aplikimeve në këtë raund pritet të jetë i lartë, pasi do të përfshihen në garë edhe maturantët kalues të vjeshtës, që janë plot 7 mijë. Brenda datës 4 tetor, Agjencia Kombëtare e Provimeve u nis universiteteve listën e kandidatëve. Këta të fundit do të kenë kohë vetëm dy ditë për të bërë renditjen e kandidatëve, që parashikohet të shpallen më 6 tetor. Ndërsa regjistrimet do të nisin më 16 deri më 20 tetor. Ndryshe nga faza e parë, ku fituesit mbajtën pezull deri në dhjetë programe të fituara, tashmë, ata që regjistrohen në një degë, çregjistrohen automatikisht nga lista e degëve të tjera që mund t’i kenë fituar. Kjo u hap rrugë maturantëve poshtë vijës së kuqe, të cilët me lirimin e një vendi, mund të shpallen fitues. Në këtë raund, numri i aplikimeve pritet të jetë shumë i lartë për shkak se shumica e maturantëve u shpallën jofitues në të parin, ndërsa shumë të tjerë nuk janë regjistruar për të garuar sërish për një degë shumë më të preferuar. Sipas të dhënave të bëra publike nga universitetet, në raundin e parë, vetëm një pjesë e vogël e fituesve rezultojnë të kenë kryer regjistrimin përfundimtar në fakultete.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency