Berisha: Edhe 6 ditë deri në Kuvendin e PD-së!

0
122

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka përforcuar sot me një mesazh, rëndësinë e Kuvendit të 11 Dhjetorit për demokratët  dhe për opozitën shqiptare në tërësi. “Edhe 6 ditë deri në Kuvendin e PD-së, – ka theksuar Berisha në Fb. – Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Nismëtari i lëvizjes “Foltorja” për ringritjen e Partisë Demokratike po avancon drejt Kuvendit të 11 Dhjetorit me një numër delegatësh ndjeshëm në rritje nga dita në ditë dhe me përkrahje të pakushtëzuar.

Mësohet se edhe sot, më 4 dhjetor, në orën 12.30, degët e PD-së në Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës do të lexojnë publikisht në selinë e PD-së, emrat e delegatëve që kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here