Nis Samiti i Bratislavës, shqetësimi i Merkelit për BE-në

0
207

Në prag të nisjes së samitit të Bratislavës, ku liderët e vendeve antare të Bashkimit Europian do të diskutojnë për problemet kryesore të bllokut, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se aktualisht unioni është në një gjëndje kritike dhe se zgjidhja e problemeve nuk mund të vijë vetëm me një takim.

Shefja e ekzekutivit gjerman listoi si disa prej problemeve kryesore sigurinë, luftën kundër terrorizmit, zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si dhe menaxhimin e fluksit të azil-kërkuesve.

Në mbyllje, Merkel tha se shpreson që në fund të samitit liderët të tregojnë vendosmëri për të qëndruar të bashkuar.

Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i bëri thirrje të gjithë përfaqësueve që t’i shohin problemet e bllokut në mënyrë të sinqertë, për t’i hapur rrugën hartimit të një strategjie për të ardhmen.

Sipas tij është e rëndësishme që në këtë moment të ruhet uniteti. Për t’u theksuar është fakti se në këtë samit nuk do të marrë pjesë kryeministrja britanike, Theresa May, duke konfirmuar nisjen e rrugëtimit të daljes nga Bashkimi Europian.

Bazuar në deklaratat e bëra së fundmi, nuk përjashtohet as mundësia e një debati mes Hungarisë dhe zyrtarëve të Brukselit, pasi qeveria e Viktor Orban ka qënë një kundërshtuese e ashpër e idesë së rishpërndarjes së azil-kërkuesve në shtetet BE-së.

Në qëndrimin e saj, Hungaria do të mbështetet nga vednet e Visegradit, që janë Republika Çeke, Slovakia dhe Polonia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency