Pavarësisht se vdekja konsiderohet si e vetmja gjë e pashmangshme, ne dimë shumë pak për të.
Rreth konceptit të vdekjes qarkullojnë mitet dhe besimet e rreme që shpjegohen si më poshtë nga e përditshmja amerikane “Huffington Post”.
- Nuk është e vërtetë që pas vdekjes thonjtë dhe flokët vazhdojnë të rriten. Është një efekt i prodhuar nga lëkura, e cila duke humbur tonalitetin i bën të duken pjesët e trupit në keratinë më të gjata, , shkruan standard.al. Nga ana tjetër, është e vërtetë që pas vdekjes, trupi mund të urinojë për shkak të humbjes së kontrollit të muskujve të zorrëve dhe fshikëzës.
- Ka një shpjegim shkencor për ndjesinë e cila në momentin e vdekjes të krijon përshtypjen “se e gjithë jeta të rrjedh në një çast para syve”. Kjo ndjesi shkaktohet nga reduktimi i oksigjenit në tru, që sjell ndryshime drastike në aftësitë njohëse.
- Është e vërtetë që sot jemi më afër jetës së përjetshme se kurrë më parë. Ka shumë projekte, pak a shumë të realizueshme, ku emrat më të njohur të shkencës tentojnë të ndalojnë procesin e plakjes, , shkruan standard.al. Një nga këto projekte quhet “Calico” dhe financohet nga gjiganti “Google”.
- Mund të kemi një perceptim shumë të mjegullt të asaj se çfarë nënkupton vdekja. Kur një person mund të konsiderohet realisht i vdekur? Sipas disa ekspertëve, procesi i vdekjes është tërësia e një sërë fazash fiziologjike. Njeriu nuk vdes në një moment të saktë.
- Nuk po gjendet më hapësirë e mjaftueshme nëpër varreza dhe djegia e trupave të pajetë jo vetëm që është zgjidhje e këtij problemi, por është një zgjidhje shumë herë më ekonomike. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 42% e kufomave çohen në kremator.
- Në këtë lloj mënyre, të gjallët thithin në ajër erën e “të vdekurit”. Me rritjen e numrit të djegieve të kufomave, rritet edhe përqindja e hirit të tyre që shpërndahet në ajër. Por, ekspertët sigurojnë se kjo nuk është në asnjë mënyrë e dëmshme për shëndetin.
- Një njeri mund të deklarohet ligjërisht i vdekur edhe kur është klinikisht i gjallë./standard.al