Sondazhi/ Kryemadhi: Nuk kanë rëndësi shifrat, ka rëndësi puna jonë

0
154

Zëvendës kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monik Kryemadhi, e ftuar në News 24 ka komentuar sondazhin e publikuar në një ditë më parë nga kompania IPR-marketing.

 

Ajo ka shprehur edhe njëherë bindjen se kjo forcë do të dalë e para në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, duke i quajtur sondazhet qesharake dhe jo shqetësuese.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, përballë gazetarit Bledian Koka, Kryemadhi tha se LSI nuk paguan haraçe për sondazhe të tilla.

“Më vjen për të qeshur por fillimi i mbarë nuk janë sondazhet por puna që ka bërë LSI me qytetarët. Sondazhet nuk e kanë treguar asnjëherë fituese. Sondazhet periferike janë qesharake dhe nuk janë absolutisht shqetësuese. LSI nuk ka për të paguar asnjëherë haraçe për sondazhe të tilla që jo vetëm kërkojnë të manipulojnë opinionin publik por edhe të heqin vëmendjen nga hallet e problemet e shqiptarëve.
Fshehja nëpërmjet numrave…Edhe Hillary Clinton fitoi nëpërmjet sondazheve por humbi. Është trillim apo demagogji që jemi mësuar ta shohim në mediat shqiptare për më tepër po të shikojmë metodologjinë”, deklaroi Kryemadhi.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1580997968580122/?permPage=1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here