Ndarja në katër rajone, Vasili: Ligji nuk do të kalojë, thonë se u konsultuan me publikun kur ishim në karantinë

0
122

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë për Rtv Ora thotë se veç faktit që “ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, sipas të cilit Shqipëria ndahet në katër rajone”, është antiligjor, shumica mashtron në mënyrë të paskrupullt duke deklaruar se ka kryer konsultime publike në muajt mars-prill-maj, periudhë kur vendi ishte në karantinë nga Covid.

Vasili: Kushtetuta e Shqipërisë nuk ekziston më dhe të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se e kanë shqyer dhe bërë copa-copa Kushtetutën. Së dyti këta e kanë rrëmbyer pushtetin vendor. Iluzioni se pushteti vendor është më vete nuk ekziston. Mashtrojnë popullin në mënyrën më të pacipë, thonë se kanë bërë konsultime publike. Jo vetëm që nuk janë bërë por ka dhe një turp të madh, në dokumentat shoqëruese zyrtare thonë se janë bërë konsultime publike në muaj mars, prill, maj, kohë kur kemi qenë në karantinë.Janë rrëmbyer të gjithë instrumentat dhe këto drejtohen nga kryeministria që harton politikat dhe i zbaton. Në Kushtetutë, i vetmi institucion i ngritur për këtë punë dhe që  zgjidhet nga populli është qarku. Qarkun që këta se kanë në konsideratë, për një kryetar qarku mbajtën peng integrimin europian, nuk miratuan tre ligjet. Tani që kanë qeverinë nuk ka rëndësi, i vjedhim ne paratë. Është një ligj që ka efekt nul, është antikushtetues. Ky ligj është shembulli i një qeverie të shpartalluar që përveç teorisë së tokës së djegur dhe rrëmbimit kap ça të kapësh nga paratë e taksapaguesve shqiptarë nuk ka asnjë motiv tjetër politik në kokë.

Vasili paralajmëroi një reagim të ashpër të opozitës, duke garantuar se ligji nuk do të kalojë.

Vasili: Çështja do të zgjidhet qartësisht në fushë të hapur. Kur ju hyjnë hajdutët në shtëpi ju rrëmbeni drurin, nuk keni kohë të prisni gjykatën. Do të ketë padiskutim një reagim shumë të fortë, të jeni të bindur se ligji nuk do të kalojë dhe nuk ka për të kaluar, le të guxojnë në shtator ta fusin sërish këtë ligj dhe do të shikoni që do të marrë një përgjigje që nuk ua pret mendja. Edhe amnistinë fiskale e patë që u ndalën. U erdhi një dru i padëgjuar nga Europa që u tha se jeni ca gangsterë që doni të krijoni lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave.

Edhe pse opozita është shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese, madje duke deklaruar se nuk janë të detyrueshme për të, ajo do të vazhdojë dialogun në Këshillin Politik me mazhorancën në shtator.

Vasili: Dialogu dhe ndeshja shumë e fortë ballë për ballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here