FIFA hap hetim për korrupsion ndaj ish-presidentit Blater (FOTO)

0
177

Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater, do të përballet me një tjetër çështje hetimi për korrupsion ndaj tij pasi Komiteti i Etikës së FIFA-s njoftoi se do të nisë hetimet ndaj tij dhe dy vartësve kyçë Zherom Valke dhe Markus Katner.

 

Çështja bazohet mbi rrogat dhe bonuset e mëdha që 3 të sipërpërmendurit i kanë paguar vetes së tyre në FIFA dhe rrjedhjes së informacionit në lidhje me presidentin e ri Xhani Infantino.

Dhoma e Hetimit të Komitetit të Etikës do të hetojë mbi shkeljen e rregullave të FIFA-s që kanë lidhje me rryshfetin, konfliktin e interesit dhe veprime të përgjithshme. Markus Katner do të përballet gjithashtu edhe me akuzën e të qënit i përfshirë në thyerje të rregullave të konfidencialitetit./panoramasport

fifa

Njoftimi i FIFA-s në faqen zyrtare në internet

Njoftimi u bë nga vetë faqja e internetit të FIFA-s, ku thuhet se zv. kryetari i Dhomës së Hetimit, Gjimbaraje Bourngar, ka ndërmarrë hapat ligjorë për nisjen e hetimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency