Ulen infektimet/ 7 viktima nga Koronavirusi, 197 raste të reja dhe 166 të shtruar

0
81

Shtatë viktima dhe 197 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 93 raste, 21 në Fier, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 7 në Durrës, nga 4 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Konispol, Vorë, nga 3 qytetarë Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Berat, nga 2 qytetarë në Gramsh, Elbasan, Mallakastër, nga 1 qytetar në Kukës, Kurbin, Krujë, Dibër, Bulqizë, Mat, Patos, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, Peqin.

Janë 7,717 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-78 vjeç, një qytetare nga Elbasani 74 vjeçe, një qytetare nga Pogradeci 83 vjeçe, një qytetar nga Berati 86 vjeç.

Janë shëruar 229 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 197
Të shëruar në 24 orë 229
Të shtruar në spitale 166
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1930

Testime totale 1,308,267
Raste pozitive 185,497
Raste të shëruara 174,849
Raste Aktive 7,717
Humbje jete 2,931

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3945
Fier 858
Durrës 565
Shkodër 492
Elbasan 361
Vlorë 359
Gjirokastër 293
Berat 258
Lezhë 199
Korçë 193
Kukës 119
Dibër 75

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here