Ndërroi fluturim në minutën e fundit, vëllai i biznesmenit kosovar i shpëton tragjedisë ajrore në Shkup

0
240

Ndonëse dje u tha se në aksidentin ajror humbën jetën 4 italianë dhe 2 kosovarë, një prej këtyre të fundit i ka shpëtuar mrekullisht tragjedisë. Vëllai i një prej viktimave, biznesmenit Visar Begaj nga Kosova, i shpëtoi në minutën e fundit aksidentit, pasi anuloi fluturimin, duke zgjedhur një tjetër linjë nga Zagrebi për në Prishtinë, vendin ku duhet të takoheshin të gjithë biznesmenët. Sipas Kurir, në avionin privat viktimat ishin të gjithë italianë, dhe një kosovar, me nënshtetësi italiane. Avioni privat, i cili kishte parashikuar që të ulej mbrëmjen e se martës në aeroportin e Shkupit për një ndalesë teknike, ndërsa destinacion kishte Prishtinën, humbi nga radarët në orën 17:40 dhe u gjet i djegur në fshatin Kozhle të Velesit, 5 kilometra nga Katlanova.

Grupi kishte programuar një udhëtim pune të lidhur me aktivitetin e AeroKlub të Trevisos. Nga pista e Trevisos u kryen 4 fluturime, 2 për në Prishtinë dhe dy për në Shkup. Të gjithë arritën në destinacion, përveç avionit që drejtohej nga Presidenti i Aeroklubit. Sakaq, viktimat do të prehen në Itali, ndërsa Visar Begaj në Kosovë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency