Edhe britanikët pro ndalimit të burkas

0
151

Shumica e britanikëve mbrojnë idenë e ndalimit të burkas dhe thuajse gjysma tjetër shprehen pro ndalimit të veshjes së burkinit, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Rreth 57 për qind e 1, 668 e personave të intervistuar nga YouGov shprehen pro ndalimit të burkas, ndërsa 25 për qind shprehen kundër një mase të tillë.

Tendenca është më pak e theksuar për burkinin, ku 46 për qind e britanikëve dëshirojnë që kjo e fundit të jetë e ndaluar në Britaninë e Madhe, ndërsa 30 për qind shprehen kundër një ndalimi të tillë.

Qëndrimet ndryshojnë dukshëm sipas grupmoshave.

Kështu 78 për qind e 65 vjeçarëve janë më tepër në favor të qëndrimit për ndalimin e burkas, kundrejt vetëm 34 për qind e 18-24 vjeçarëve.

Në mënyrë të ngjashme për burkinin, 63 për qind e 65 vjeçarëve janë kryesisht mbështetës të ndalimit të kësaj veshjeje, kundrejt 26 për qind të 18-24 vjeçarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here