“Hoqe mjekrën? 100 dollarë gjobë”. Të gjitha ‘taksat’ e ISIS-it

0
129

ISIS është prej kohësh në vështirësi financiare. Në muajt e fundit, kalifati i Shtetit Islamik mes Sirisë dhe Irakut, ka humbur rreth 45% të territorit. Popullata e nënshtruar nga qeveria e terroristëve, ka kaluar nga 9 në 6 milionë persona, duke shkaktuar një reduktim të të ardhurave nga taksat, të shoqëruara me të ardhurat e pakta nga nafta. Për të mbyllur vrimat e bilancit, ISIS ka shtuar qëndrimin fiskal, duke taksuar çdo sjellje të paligjshme sipas interpretimit barbar që ata i bëjnë ata islamit. Taksat përfaqësojnë rreth gjysmën e burimeve financiare të ISIS-it. Aftësia për të vendosur gjoba miliona euro ndaj qindra njerëzve në botë, e ka bërë ISIS-in organizatën më të pasur terroriste në botë. Sipas një analize ekonomike dhe gjeopolitike të IHS-së, e intervistuar nga “Bild Zeitung”, humbja e territorit ka vënë në vështirësi financiare drejtimin e Kalifatit të vetëshpallur, i cili ka reaguar si pjesa më e madhe e qeverive kur ka probleme ekonomike. Taksat janë shtuar në mënyrë domethënëse nga ISIS-i, i cili ka vendosur të zëvendësojë disa metoda të ndëshkimit fizik me pagesën e një barre të re taksash. Zgjedhja për të preferuar paratë në vend të dënimeve, tregon vështirësitë financiare të Shtetit Islamik. Ja lista e përpiluar nga IHS për “Bild”, me taksat e panumërta që ISIS detyron të paguajnë në formën e gjobës ata që jetojnë në Kalifatin e vetëshpallur islamik. – Gratë që veshin rroba shumë të ngushta, duhet të paguajnë 25 dollarë gjobë. – Gratë që zbulojnë sytë e tyre në publik, duhet të paguajnë 10 dollarë ose një gramë ar.

– Gratë që nuk veshin çorape ose doreza dhe zbulojnë një pjesë të trupit të tyre, duhet të paguajnë 30 dollarë gjobë. – Gratë e zbuluara që kapen me një paketë cigare në dorë, duhet të paguajnë 23 dollarë gjobë, dyfishi, 46, është vlera e ndëshkimit për burrat. – Kush harron të mbyllë dyert e shtëpisë, dënohet me një gjobë prej 115 dollarë. – Kush instalon një antenë satelitore, duhet të paguajë një taksë prej 50 dollarë për arsye se ka shkelur këtë ligj. – Të konsumosh cigare në Raka, ndëshkohesh me një gjobë prej 25 dollarësh. – Shiitët dhe jo myslimanët, duhet të paguajnë një certifikatë pendese që vlen mes 200 dhe 2.500 dollarë në vit, e cila duhet të rinovohet çdo 12 muaj. Edhe ish-punonjësit publikë dhe ish-policët e Sirisë e Irakut, duhet të paguajnë një taksë të tillë. – Konsumimi i alkoolit paguhet me 50 dollarë gjobë dhe 50 goditje me kamxhik. Mbajtja e alkoolit është i sanksionuar me 100 dollarë dhe 80 goditje me kamxhik. – Kush nuk merr pjesë në lutje, duhet të paguajë 25 dollarë dhe 39 goditje me kamxhik. – Kush nuk mban veshur ‘Izar’-in, veshja tradicionale islamike, në mënyrë korrekte duhet të paguajë një gjobë prej 5 dollarësh. – Kush e ka mjekrën të rruar, duhet të paguajë 100 dollarë. – Largimi gjatë një kontrolli është i ndëshkueshëm me 23 dollarë dhe 39 goditje me kamxhik. – Në qytetin Ninive, regjistrimi në një shkollë fillore, kushton 22 dollarë, ndërsa çdo prind duhet të paguajë 65 dollarë nëse dëshiron t’i regjistrojë fëmijët e tij në shkollën e mesme. Në Alepo, 5 dollarë kushton një leksion. – Regjistrimi në Universitetin e Rakas kushton 250 dollarë. – Kush nuk u vendos kambanë kafshëve në qafë, u konfiskohen. – Çdo person duhet të paguajë 46 $ për një hektar tokë në Raka.

– Kush kultivon fruta, duhet të paguajë një taksë me 10% të shitjeve. – Kush nuk i përgjigjet në mënyrë korrekte pyetjeve për ligjin e Sherihatit gjatë kontrollit të policisë, duhet të paguajë 20 dollarë. – Kush drejton makinën në krahun e kundërt të rrugës duhet të paguajë 25 dollarë. – Kush largohet nga Raka, duhet të paguajë 800 dollarë. –Kush nuk kthehet brenda 15 ditësh pasi ka lënë Rakën, i sekuestrohet menjëherë pasuria. –Kush lë qytetin tjetër të Irakut, Falluxhan (në duart e ISIS-it), duhet të paguajë 1000 dollarë./shqip

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here