Njerëzit po vdesin në Kakavijë, Edi Rama bën propagandë në Instagram…

0
163

Drama në Kakavijë vijon ndërsa këtë të shtunë është shënuar edhe një jetë e humbur. Burime zyrtare nga policia njoftuan se një autoambulancë, teksa transpononte një të sëmurë, ka përplasur një fëmijë 10-vjeç, i cili ka humbur jetën.

Ky i fundit, bashkë me familjen priste të kalonte kufirin për të shkuar në Greqi.

Në media u publikuan të tjera pamje dramatike, ku njëgrua qëndronte e shtrirë në rrugë. Nga terreni u raportua se ajo ishte drejtuar në këmbë për në pikën kufitare, kur është ndjerë keq dhe humbi ndjenjat. Qytetarë që ndodheshin aty dhe efektivë policie i dhanë ndihmën e parë, mirëpo për gati 20 minuta transmetim “live” nga situata dramatike, nuk u pa asnjë autoambulancë apo mjek ti jepte ndihmë mjekësore.

Të tjera pamje të transmetuara me qytetarë që mallkonin e ofshanin për fatin e tyre të të lindurit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama, me gjasë nga hija e ndonjë çadre plazhi në jug të vendit, është kujtuar të bëjë reagimin e parë lidhur me situatën.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!”, shkruan ai në Instagram.

Më tej, propagandon duke u mundur të krijojë iluzionin e një shteti që u vjen në ndihmë qytetarëve, megjithatë vështirë se udhëtarët e rraskapitur besojnë se tanimë ka një shtet që kujdeset për ta.

“Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren”, shton më tej Rama, megjithatë asnjë mjek nuk u pa ri vinte në ndihmë gruas e cila humbi jetën.

“Pse ky është shteti, të vijë të na japë një bidon ujë?!”, u shpreh e revoltuar dhe e lodhur një zonjë, e cila kishte marrë rrugën në këmbë për të arritur doganën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here