Ansi Agolli pason Lorik Canën, Mavraj kapiteni i dytë

0
241
Ditën e djeshme, brenda skuadrës kombëtare është marrë vendimi në lidhje me shiritin e kapitenit.
Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se është vendosur që Lorik Canën ta pasojë Ansi Agolli.
Mbrojtësi i krahut të majtë do të jetë kapiteni i ri i kuqezinjve në të ardhmen. Do të jetë ndeshja me Maqedoninë ajo që do ta certifikojë përfundimisht diçka të tillë.
Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, ka qenë dje kapiteni i skuadrës kombëtare në ndeshjen ndaj Marokut.
Por në një komunikim të shkurtër pas ndeshjes qendërmbrojtësi u shpreh: “Besoj se është zgjedhje e përkohshme”.
Mbrojtësi pritet të jetë kapiten i dytë i kombëtares ndërsa për momentin nuk dihet se kush do ta pasojë në këtë hierarki të re drejtimi të krijuar në grupin brenda përfaqësueses.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here