Artan Hoxha: Ajo që vendosi opozita më 18 shkurt do arrihet, protesta do zgjerohet

0
322

Analisti Artan Hoxha tha se kërkesat që ka vendosur opozita në 18 shkurt do të arrihhen me patjetër. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “Neës24” Artan Hoxha tha se protesta e opozitës do zgjerohet edhe në territore të reja, ndërsa nuk do ketë zgjedhje që nuk meritojnë fjalën zgjedhje.

 

“Janë prova që ajo që është vendosur në 18 shkurt do të arrihet me patjetër. Më 18 shkurt u mor vendimi që përsëritet përditë në atë që quhet institucioni i çadrës. Pra nuk do të ketë zgjedhje nëse nuk meritojnë fjalën zgjedhje. Protesta do zgjerohet me territore të reja”- tha Hoxha.

I pyetur nëse i duket radikal opsioni i partive të opozitës për t’u cregjsitruar nga KQZ, Artan Hoxha tha se: ”Qëllimi është radikal, pra për të krijuar një republike të re me parametra normale. Protesta është me mjete radikale, por paqësore. Fushatat elektorale nuk shkojnë me kaq teza të mëdha. Nëse fushatat janë normale, tezat janë anormale. Jemi në një moment tejet problematik, ku një qeverisje super arrogante përfundon në këtë pikë ku kemi arritur sot. Kishim një Shqipëri ku në vitin 2016 u bë kryeqyteti i Evropës për drogën. Tashmë jemi në një alarm ku zgjedhjet e 18 qershorit nuk mund të jenë zgjedhje, dhe përderisa nuk janë zgjedhje nuk ke si t’i pranosh ato. Veprimet e çadrës janë të qarta.

vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here