Berisha: Kryeterroristi i Listës Serbe në krye të grupit terrorist në oborrin e Manastirit të Banjskës

0
121

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga droni gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Banjskë ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, udhëheqës i grupit terrorist dhe sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Reagim ka patur edhe nga kryetari i PD, Sali Berisha i cili e ka shpërndarë këtë video.

 “Kryeterroristi i Listës Serbe, Milan Radojçiq, në krye të grupit terrorist në oborrin e Manastirit të Banjskës.

Lexoni statusin dhe shikoni videon e Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla,” shkruan Berisha.

 

POSTIMI I PLOTE

Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.

Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiq përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radojçiq, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste. Ata dështuan.

Ndërkohë, ditët e zisë të shpallura sot nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here