Tjetër replikë e Duros: Staf spiun që s’bën asnjë punë, ja pengu i Gjicit

0
163

Safet Gjici dhe Klodian Duro vijojnë replikat në distancë lidhur me mosmarrëveshjet që patën në klubin e Kukësit.

Në një reagim të fundit ish-trajneri i verilindorëve thotë se Kukësit i dhuroi trofeun e parë, Kupën e Shqipërisë, por nuk u vlerësua për këtë.

Duro thotë se Gjici nuk e realizoi dot ëndrrën për ta shkarkuar te Kukësi dhe shton se ky është pengu i tij.

Ndërkohë, sot në gazetën “Panorama Sport”, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i është përgjigjur Duros për deklaratat e mëparshme duke e cilësuar si ‘mosmirënjohës’.

Reagimi i Klodian Duros në “Facebook”:

“Si futbollist kam bere gola dhe eurogola por dhe si trajner e nisa me eurogol. Futbolli eshte loje grupi dhe une bera grupin prej 24 futbollistesh qe do ta fusnin Kukesin ne grupet e Europa League. Profesionalizmi ne Shqiperi do dhe pak kohe qe te vij, une u mundova ta sjell si risi. C’eshte ai staf qe nuk ben asnje pune por vetem di te jete spiun. Ne Shqiperi sa do i zoti te jesh nese nuk je servil, dukesh si Mourinho. Sa per ofertat nje ma beri vete Gjici por nuk e pranova. Une e kuptoj fare mire i ka mbetur peng qe nuk me hoqi dot. Me vjen keq qe nuk ia dhurova ate kenaqesi.

Enderrat e mia ne futboll une i realizova dhe nje enderr Kukesit ia plotesova, Kupen e pare ia dhurova. Dashte zoti, endrren tjeter per te dale kampion Gjici e realizon, Duro atehere nje karrige Vitra ia dhuron sepse e meriton. Karrige Vitra me 30 vjet garanci @durodesign sic nuk e ka njeri ne Shqiperi!”,-thotë në statusin e tij Klodain Duro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here