Zgjedhjet në Dibër, Paloka sulmon Gjiknurin: E ka mbytur me gjoba

0
187

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka sulmuar sot ministrin e Energjetikës për përfshirjen e tij në fushatën për zgjedhjet lokale në Dibër.

Paloka, në një deklaratë për mediat shprehet se Gjiknuri nuk ka asnjë lidhje me Dibrën, përveç gjobave të majte të energjisë elektrike.

DEKLARATA

Çfarë lidhje ka Damian Gjiknuri me Dibrën? Gjobat e energjisë?! Prerjen e dritave për ata që nuk paguajnë dot?! Faturat abuzive të energjisë që po u rrjepin edhe qindarkën e fundit?! Mungesën e energjisë në pjesën më të madhe të Dibrës, apo kërcënimin, energji në këmbim të votës?!

Deputetët e Partisë Demokratike janë atje në respekt të qytetarëve dibranë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Janë atje në respekt të traditave dhe qytetarisë Dibrane ndryshe nga rilindja që kërkon ta lërë Dibrën e dibranët peng të mafias, që së fundmi ka zbarkuar në Dibër me bekimin e Edi Ramës. E gjithë Dibra e di që Muharemi asnjë synetllik nuk bën dot më pa marrë leje tek mafja që e ka kapur për veshi, e jo më të drejtojë një bashki. Të gjithë ramët, i madhi dhe i vogli, e dinë që Dibra ua ka vënë vizën, ndaj kanë sjellë çdo bandit e kriminel për t’u marrë votën. Por Dibranët as nuk shiten as nuk blihen. Këtë do t’ia tregojnë më 11 Shtator duke votuar Sherefedin Shehun.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here