Historia dramatike e familjes italiane, humbjet nga tërmeti

0
131

Pas çdo fatkeqësie dalin në dritë histori nga më të pabesueshmet. E radhës është ajo e një çifti italian, i cili u largua nga banesa e tyre në L’Aquila në vitin 2009 pas tërmetit që ra atje për në Arquata del Tronto, për të jetuar më të sigurt.

Por, tërmeti i dy netëve më parë tregoi të kundërtën. Çifti ka humbur vajzën e tyre 18 muajshe, e cila nuk kishte ardhur në jetë tërmetin e parë.

Nëna e foshnjës Martina Turco dhe babai Massimiliano u dërguan në spital me ‘shumë plagë’ pasi u nxorën nga rrënojat. Ajo i mbijetoi tërmetit vdekjeprurës të vitit 2009, e cila la më shumë se 300 viktima afër L’Aquila dhe u largua prej andej pas përvojës së tmerrshme.

Ajo është duke u trajtuar në spital pasi u nxor nga pirgu i mbeturinave të banesës së shembur, ndërsa familja e saj ndodhet në zi pas vdekjes së vajzës së vogël.

Më parë, gjyshërit Marisol e Massimo Piermarini, u përpoqën dëshpërimisht për të shpëtuar familjen.

Shumë familje të tjera nuk kanë qenë aq me fat. Në fshatin e afërt Accumoli, një familje prej 4 anëtarësh, përfshirë dy djemtë 8 muaj dhe 9 vjeç, vdiqën nën rrënoja pasi shtëpia e tyre u shemb plotësisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here