“Rama na mashtroi, së shpejti në protestë”, denoncimi i policit: Nuk na paguhen orët shtesë, na bëhet presion

0
221

Ndërsa opozita do të zhvillojë ditën e nesërme protestën e radhës kombëtare para Kryeministrisë, ku thuhet se nga 1300-1500 efektivë policie do të jenë në gatishmëri, ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një efektivi policie, i cili shprehet se nuk u paguhen orët shtesë.

Sipas denoncuesit, ndonëse u ishin premtuar shpërblime policiëve që ishin në protestën e 11 majit, ende nuk u është dhënë asgjë, ndërsa shton se policët e protestave punojnë jashtë orarit por edhe nën presion.

Po ashtu ai paralajmëron, se me këtë situatë në të cilën ndodhen efektivët e policisë, shumë shpejt do të bashkohen në protesta.

Postimi i plotë:

Punonjesi dixhital i policise i dergon mesazh Edvin Kristaq Mashtrimit!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Ka rreth 7-8 muja qe kane vazhduar protestat ne unaz te re, tek kryeministria, tek parlamenti, bulevardi i ri. Keto protesta kane zbuluar shume vjedhje te bere nga qeveria rama si ajo e unazes se re e tjer e tjer. Por çeshtja eshte ketu se Lek i ka paguar ato punojs policie te rolit baze te aktivizuar me sherbim jasht orarit dhe me orare te zgjatura. Ponojsit e policise te rolit baze jane me te deskriminuarit ne qeverine rama pasi punojne jasht orarit dhe NUK paguhen. Zero Lek. Emagjino punojsit e policise qe cdo dite jasht orarit shkojn ne pune tek protesta e unazes se re dhe nuk paguhen. Ne protesten e 11 majit ky mashtrusi rama u premtoj nje rroge shperblim punojseve te policise qe ishin te angazhuar me sherbim ate dite por mashtruesi si gjithmone genjeu nuk ua dha. I them rames burri ku pershtyne nuk lepine por ky mesa duket lepine dhe ate qe nuk thuhet pasi dhe ne fushaten e 2013 punojseve te policise u premtoj rrogen e 13 dhe kete premtim nuk e mbajti. Nuk kemi me shpres tek ky kryeminister me. Dua tju them qe shume punojes policie nuk jane aktiv pasi nuk paguen dhe pse madhori i policise veliu ushtron presjon qe punojsit e policise te japin informacion per protesta dhe te bejn raporte qe te fusin sa me shum protestues ne burg. I them madhorit te rames (veliut) qe jepu ate qe meritojn punojseve te policise dhe lej presjonet se para 10 ditesh the lajmin se firmose shperblimet por lesht dhe shperblime. Shume shpejt do shohesh dhe punojsit e policise kur te dalin ne proteste dhe ti bashkohen protestuseve per shkak qe ne vend ti paguani i mbani me ore te zgjatura dhe i merni ne pune nga pushimi dhe nuk i paguani dhe me keq akoma ushtroni dhe presjon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here