Uganda përballë Shqipërisë, Gjinushi vs Sewankambo

0
108

Nga Klodian Tomorri

Në vitin 2014, Akademia Kombëtare e Shkencave në Ugandë zgjodhi kryetar Nelson Sewankambon. Një profesor mjekësie, i diplomuar në Universitetin e Torontos, Sewankambo është mjeku që zbuloi i pari virusin HIV/AIDS.

Por ndonëse është një shkencëtar me famë botërore dhe i papërlyer asnjëherë me politikë, kur kandidoi për kreun e Akademise Ugandeze mori më pak se 60 përqind të votave. Kjo është Uganda, vend i botës së tretë.

Tani të vijmë në Shqipëri. Skënder Gjinushi nuk ka as çerekun e CV-së dhe arritjeve shkencore të ugandezit. Prej 30 vjetësh nuk merret më me shkence, por ka bërë llogje në politikë. Kur kandidon për kryetar të Akademisë së Shkencave, merr 85 përqind të votave. Plebishit shkencor.

Shqipëria do ishte një vend shumë më serioz nga sa është tani, nëse në Akademinë e Shkencave do kishte patur 40 analfabetë.

Skënder Gjinushi mund të ishte zgjedhur kryetar prapë. Por është e sigurtë se 40 analfabetët nuk do i jepnin kurrë 85 përqind të votave sa i dhanë 40 shkencëtarët që kemi sot.

A ka akademi skencash në botë që voton me 85 përqind të votave një politikan për kryetar? Edhe parimisht është e pakonceptueshme që shkencëtarët të votojnë 85 përqind në një krah. Sepse nga natyra, intelektuali, shkencëtari është njeri rebel, antikonformist.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here