Vendet që janë më bujare

0
148

Ndihma është një mjet i rëndësishëm për promovimin e zhvillimit dhe mirëqenies, dhe është një pjesë e rëndësishme e strategjisë së jashtme për shumë qeveri.

Por cilat shtete janë më bujare? Kjo varet nga mënyra se si e shohim.

Duke parë Ndihmën Zyrtare të Zhvillimit (ODA), OSBE llogariti shpenzimet e anëtarëve të saj për vitin 2015 – si në total edhe në përqindje të të ardhurave kombëtare bruto.

SHBA-ja, jo befasisht, renditet e para kur shohim shpenzimin total. Vitin e shkuar, SHBA dha 30 miliardë dollarë ose për ndihmë bilaterale ose përmes organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore ose OKB.

Gjermania është e dyta, me mbi 20 miliardë dollarë ODA vitin e shkuar. Kjo përbën një rritje prej mbi 4 miliardë krahasuar me vitin 2014.

Lista kryesohet nga vendet europiane, por Emiratet e Bashkuara Arabe, Kanadaja dhe Japonia shfaqen gjithashtu.

Një panoramë tjetër shfaqet megjithatë, nëse marrim në konsideratë përqindjen për të ardhurat kombëtare bruto.

Ashtu si SHBA në shpenzimet totale, Suedia shfaqet përpara vendeve të tjera në këtë lloj matjeje. Vitin e shkuar, ndihmat e Suedisë ishin 1.41% të të ardhurave kombëtare bruto, dhe vendi është zotuar ta mbajë shifrën mbi 1%.

Emiratet e Bashkuara Arabe renditen në vendin e dytë, ndërsa Norvegjia në të tretin – por të dyja me shifra mbi 1%.

OKB i ka bërë thirrje vendeve të përparuara ekonomikisht të shpenzojnë të paktën 0.7% të të ardhurave kombëtare bruto për ndihma të huaja. OSBE argumenton se ndoshta kjo është “shënjestra më e mirë për ndihmën ndërkombëtare”. Megjithatë, siç e tregon grafiku më lart, disa vende e kanë përmbushur kërkesën.

Teksa krizat humanitare vazhdojnë nëpër botë, ndihma mbetet po aq e rëndësishme sa kurrë. Por ndërsa disa vende i kanë përmbushur synimet e OKB, ka shumë të tjera që janë nën nivelin 0.7%. -BIRN.

 

Ndihma e huaj matur në bazë të të ardhurave kombëtare bruto për vitin 2015.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here