Berisha: Nuk kam ndërmend t’u bashkohem miliona anti-amerikanëve në Europë, menduan se do më dobësonin

0
314

Padinë e Berishës në gjykatën korreksionale të Parisit ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antoni Blinken me akuzën e shpifjes pas  vendimit për shpalljen non grata shumë e kanë lexuar si një truk të ish-kryeministrit marrë shkas nga raportet SHBA-Francë.

Por Berisha i ftuar në “PolitikOn” në Rtv Ora e qartëson se nuk ka ndërmend tu bashkohet miliona anti-amerikanëve në Europë.

Berisha: Jo nuk ka. Nuk kam ndërmend kurrë tu bashkohem miliona anti-amerikanëve në Europë. Në Europë e majta europiane ka nxitur antiamerikanizëm të papërmbajtur, unë nuk mund të bashkohem. Këtë akt, këtë vendim absurd të bazuar në shpifje nuk mundem kurrë ta marr si simbol të Amerikës, e marr si dobësi padiskutim.

Berisha insiston se ky është një vendim i bazuar në shpifje.

Berisha: Të marrësh një vendim të tillë dhe të thuash se u bazova në raporte të financuara nga Xhorxh Soros, në raportet e Edi Ramës dhe u bazova në mediat që kontrollon Rama.Soros është i fuqishëm. Jashtë ofiqeve politike ai është njeriu më i fuqishëm i botës, jashtë funksioneve zyrtare politike.

Koha kur erdhi për Berishën nuk është rastësi.

Berisha: Është menduar se kjo goditje do të më dobësojë në një kohë që ka efekt të kundërt te unë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here