Deklartatë “bomb” nga Salianji: Të djegim mandatet, të jemi në krye të protestave…

0
176

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kerkuar sot gjate mbledhjes se grupirt parlamentar te PD-se, qe demokratet duhet te djegin mandatet e tyre, si nje akt politik dhe jo sepse po perfundojne afatet, dhe te vihen ne udheheqje te protestave kombetare.

“Duke e nisur nga protestat studentore, mesazhi ynë i qartë në mbështetje të tyre është qartësia politike me të cilin japim mesazhin. Nëse kemi një armik të dytë veç Edi Ramës kemi paqartësinë. Unë mëndoj që ne duhet të diskutojmë mirë si grup parlamentar i Partisë Demokratike  me njëri tjetrin, sepse nuk ka qartësi strategjie së pari në mes nesh, kjo vendimarrje nuk është “rrahur mirë” mes nesh. Nuk duhet ti japim mesazh as demokratëve dhe studentëve që po presin së pari integritet nga ne, që ne do të hyjmë në seancën parlamentare sepse na digjert mandati apo për një rrogë.Unë personalisht mendoj që duhet të djegim mandatet  jo duke pritur afatin por si akt i qartë politik, ti bashkohemi studentëve pikërisht tani kur ata po bëjnë thirrje për gjithë shoqërinë dhe gjithë shoqërisë qe eshte ne proteste, te bashkohemi me ta” – ka thene Salianji brenda grupit.

Sipas tij, “nëse merret vendim që të shkojmë në parlament të shkohet me qartësi dhe me program të qartë që zgjedhjet do t’i fitojmë duke nxjerre kandidatët dhe alternativën që tani”.

“E përsëris armiku i dytë i madh joni është paqartësia. Ndaj dhe vendimet që merren këtu duhet së pari të jenë të vendosura bashkarisht dhe së dyti të kemi ne të parët bindje dhe qartësinë se çfarë po bëjmë” -ka thene deputeti Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here