Sigurimet Shoqërore/ Ndryshime në skemën e kontributeve të detyrueshme. Ja sa do të paguajë secila kategori

0
168

Në vendimin nr. 77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë bërë disa ndryshime në skemën e derdhjes së kontributeve dhe formula se si do të përfitojnë secila prej tyre

 

Sejrie Baleta

 

 

Në bazë të neneve dhe ligjeve të Kushtetutës së vendit në lidhje me sigurimet shoqërore në , si dhe për sigurimeve e detyrueshme të kujdesit shëndetësorë janë bërë disa ndryshime  në vendimin nr 77. datë 28.1.2015. Këto ndryshime janë bërë në  kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësorë. Në vendimin nr. 77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

 

 Vendimi

Në vendimin nr. 77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

 

Kontributet suplementare

Paga mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve suplementare të detyrueshme, të jetë nga 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë e deri në shumën e pagës bruto, sipas listë pagesës.  Paga referuese në, është paga bazë për titullin në institucionet publike, duke përjashtuar shtesat për funksion.

 

Personat me titull shkencorë

Personat që kanë titullin shkencor “Profesor”, “Drejtues kërkimesh”, “Profesor i asociuar”, “Mjeshtër kërkimesh”, kur punojnë në universitetet, shkollat e larta dhe Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, në masën 5 për qind të pagës referuese të titullit për të punësuarit në sektorin publik dhe 7 për qind të pagës referuese të titullit për të punësuarit në sektorin jopublik.”.

 

Të vetëpunësuarit në bujqësi

Shumat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe kamatëvonesave të paguara për ato periudha që personat nuk i plotësonin kushtet e kriteret për t’u siguruar si të vetëpunësuar në bujqësi dhe, për rrjedhojë, nuk përfitojnë subvencionin e buxhetit të shtetit, për pagesat e kryera brenda pesë viteve nga data e konstatimit apo data e kërkesës drejtuar organeve të sigurimeve shoqërore për kthimin e tyre, i kthehen atyre të plota. Këto shuma, me marrëveshje midis palëve, mund të konvertohen edhe si periudha sigurimi, në nivel minimal, në skemën e sigurimit shoqëror vullnetar, me kuotat e kontributit të kësaj skeme për vitet përkatëse korresponduese për të cilat ishte bërë sigurimi si i vetëpunësuar në bujqësi. Në rastet kur nga data e pagesës e deri në datën e konstatimit apo datën e kërkesës drejtuar organeve të sigurimeve shoqërore kanë kaluar pesë vjet, me marrëveshje midis palëve, shumat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe kamatëvonesave të paguara konvertohen si periudha sigurimi në nivel minimal në skemën e sigurimit shoqëror vullnetar me kuotat e kontributit të kësaj skeme të viteve përkatëse korresponduese për të cilat ishte bërë sigurimi si i vetëpunësuar në bujqësi.Procedurat e kthimit të shumave të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe kamatëvonesave të paguara apo procedurat e konvertimit të tyre në kontribute në skemën e sigurimit shoqëror vullnetar përcaktohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.”.

 

 Punonjës të  dypunësuar

Për llogaritjen e bazës së vlerësuar mujore neto për punonjësit e dypunësuar merren në llogaritje pagat bruto mbi të cilat janë derdhur kontributet të realizuara në të dyja subjektet dhe zbritjet e bëra nga paga e punonjësit nga secili subjekt për shumat e kontributit, të sigurimeve shoqërore, të sigurimit të kujdesit shëndetësor, të sigurimit suplementar të detyrueshëm, si dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi.”

 

Pensionet e pleqërisë  

Baza e vlerësuar, për efekt të llogaritjes së pensionit të pleqërisë për periudhën kur personi ka përfituar pension invaliditeti të grupit të parë dhe të dytë, para datës 1.1.1994, është paga referuese e përcaktuar në tabelat A1, A2 e A3 të vendimit nr. 561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, sipas llojit të punës së kryer para invalidizimit, të indeksuara me koeficientët përkatës sipas viteve. Njihet periudhë sigurimi, për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë nga data 1.10.1993 e në vazhdim, periudha e trajtimit me pension të plotë invaliditeti, por shuma e viteve të punës para datës 1.1.1994 me vitet e sigurimit pas vitit 1994 dhe periudhën e trajtimit me pension të plotë invaliditeti nuk duhet të kapërcejnë periudhën e detyrueshme të sigurimit të përcaktuar në nenin 92, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, në momentin kur personit i lind e drejta për pension pleqërie. 8/2. Baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së pensioneve, për kohën e vuajtjes së dënimit me heqje të lirisë të jetë e barabartë me 4 302 (katër mijë e treqind e dy) lekë në muaj, e indeksuar me koefiçientët përkatës sipas viteve. Baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së pensioneve, për kohën e vuajtjes së dënimit me internim, kur internimi është dhënë si dënim penal plotësues, dhe dëbimit për kohën e vuajtjes së dënimit për të dëbuarit të jetë e barabartë me 3 494 (tre mijë e katërqind e nëntëdhjetë e katër) lekë në muaj, e indeksuar me koeficientët përkatës sipas viteve.   Në rastet kur paga referuese e llojit të punës, që kishte personi para fillimit të dënimit me heqje lirie, internim apo dëbim, ishte më e lartë se masat e mësipërme, si bazë e vlerësuar, për efekt të llogaritjes së pensioneve për periudhën e dënimit, do të jetë paga referuese e llojit të punës para fillimit të dënimit, e përcaktuar në tabelat A1, A2 e A3 të vendimit nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, e indeksuar me koeficientët përkatës sipas viteve.” Nё zbatim tё pikës 3, të nenit 32, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, shtesa mbi shumёn bazё tё pensionit tё pleqёrisё, e llogaritur sipas pikёs 2, tё kёtij neni, ёshtё e barabartё me 1 pёr qind pёr vit sigurimi shumëzuar me bazёn mesatare tё vlerёsuar mujore, e llogaritur sipas nenit 59 tё ligjit. Nёse periudha e pёrgjithshme e sigurimit tё personit nuk ёshtё me vite tё plota por edhe me muaj dhe ditё sigurimi, pёr efekt llogaritjesh, numri i ditёve faktike, qё rezultojnё mbi numrin e viteve tё plota, do tё konvertohen nё vit duke e pjesëtuar numrin e kёtyre ditёve me 365. Nё tё njёjtёn mёnyrё pёrllogariten edhe shtesat mbi shumёn bazё nё llojet e tjera tё pensionit.

 

Personat që plotësojnë periudhën e sigurimit

Shuma bazë e pensionit, për personat që plotësojnë periudhën e sigurimit, sipas përcaktimeve në nenin 92 të ligjit, kur e drejta për përfitim lind nga data 1.8.2016 e në vazhdim, përfshi edhe këtë datë, të jetë 6 858 (gjashtë mijë e tetëqind e pesёdhjetë e tetё) lekë. Për llogaritjen e pensionit individual, shuma bazë, e përcaktuar si më lart, shumëzohet me vitet dhe muajt e sigurimit, që personi ka arritur nëpërmjet derdhjes së kontributeve dhe pjesëtohet me vitet dhe muajt e sigurimit, të përcaktuara në nenin 92, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, të ndryshuar, që i referohet vitit të lindjes të së drejtës për pension. Kur periudha e sigurimit, që personi ka arritur nëpërmjet derdhjes së kontributeve, rezulton edhe në ditë, ditët konvertohen në muaj, sipas rregullit që, 1 muaj ka 30 ditë.”.

 

 Barrëlindja

Përfitimet afatshkurtra për sëmundje, barrëlindje dhe aksidente në punë e sëmundje profesionale, në favor të të punësuarit, llogariten nga punëdhënësi, ndërsa, për personat fizikë, nga strukturat lokale të sigurimeve shoqërore. Fondet për mbulimin e këtyre pagesave transferohen nga llogaritë e sigurimeve shoqërore në llogarinë individuale të përfituesit, pranë bankave të nivelit të dytë, një herë në muaj, pas miratimit nga organet e sigurimeve shoqërore të listëpagesës. Procedura e kontrollit të listëpagesave dhe e miratimit të llogaritjeve përcaktohet me rregullore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.” Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1.8.2016.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here