Donald Trump thumbon votuesit me ngjyrë: “E cfarë dreqin do të humbni?”

0
160

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump u ka bërë një apel direkt votuesve afrikano-amerikanë që t’i japin votën duke u thënë, “E cfarë dreqin do të humbisni?” Edhe pse ndodhej në Michigan me një audiencë me shumicë të bardhë, në fjalimin e tij ai iu drejtua votuesve me ngjyrë. “Po jetoni në varfëri. Shkollat tuaja nuk janë më të mirat”. Ai premtoi se do realizojë për afrikano-amerikanët, atë që Demokratë dështuan t’a bëjnë. “Nëse votoni të njëjtët njerëz, do të merrni pikërisht të njëjrin rezultat që keni marrë kaq vite”, shtoiKurse lidhur me kundërshtaren e tij demokrate, Hillary Clinton, Trump tha se, “ajo më mirë do i jepte një vend pune një refugjati që sapo ka shkelur në SHBA, sesa të punësonte një njeri me ngjyrë. Që është bërë ‘refugjat’ në vendin e tij” Nga ana e saj, zonja Clinton i quajti komentet e Trump, “injorante dhe tronditëse”. Trump parashikon se do të marrë 95% të votave të afrikano-amerikanëve, nëse do të kandidonte për herë të dytë në vitin 2020. President Barack Obama, historikisht, presidenti më popullor mes afrikano-amerikanëve ka marrë 93% të votave të njerëzve me ngjyrë në SHBA. Ndërsa Trump e vuan mungesën e mbështetjes nga kjo kategori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here