LAJMI I FUNDIT/ 23-vjeçari gjendet i vdekur, ishte në arrest shtëpie

0
151

Një 23-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur mesditën e sotme, në banesën e tij në Itali. Sipas mediave të shtetit fqinj, i riu me iniciale L.B, qëndronte në arrest shtëpie, pasi akuzohej për përndjekjen e ish-të dashurës së tij, por është gjetur i vrarë brenda banesës, në provincën Bra në Cuneo. Alarmi është dhënë nga familjarët e të riut, emigrantë shqiptarë me dokumente te rregullta në Itali, të cilët lajmëruan policinë, pasi i biri nuk hapte derën e apartamentit dhe as telefonin. Karabinierët ndërhynë duke u futur me forcë në banesë, ku gjetën trupin e pajetë të 23-vjeçarit. Sipas hetuesve italianë, të gjitha pistat nuk përjashtohen, por më e besueshmja mbetet ajo e vrasjes. I riu shqiptar ishte një emër i njohur për policinë italiane, pasi kishte precedentë për shpërndarje droge dhe përndjekje. Kohët e fundit ai qëndronte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi, pasi kishte kërcënuar dhe përndjekur ish-të dashurën e tij italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here