Kodi telefonik për Kosovën, nesër bisedohet në Bruksesl

0
136

­ Në dialogun në Bruksel mes delegacioneve të Prishtinës e Beogradit nesër bisedohet për kodin telefonik për Kosovën. Në njoftimin dërguar nga zyra e shtypit e qeverisë së Kosovës nënvizohet se në raundin e fundit të bisedimeve, i mbajtur në Bruksel në 2 dhe 3 gusht 2016, ka pasur përparime në drejtim të përfundimit të hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetëror për Kosovën 383 nga ana e ITU­së. “Takimi i nesërm në Bruksel do të synojë që të formësojë të gjithë hapat dhe për këtë qëllim delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, do të qëndrojë në Bruksel ku bisedimet do të ndërmjetësohen nga ana e Bashkimit Evropian”, thekson njoftimi. Para nisjes për Bruksel, ministrja Tahiri deklaroi se, është “optimiste që procesi i bisedimeve nesër do të jap rezultate përfundimtare dhe së shpejti Kosova do të marrë kodin telefonik ndërkombëtar 383 që është shumë i rëndësishëm në fushën e telekomunikimeve të Republikës së Kosovës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here