Grabitja e bankës në ish-Bllok, dyshohet se janë vjedhur 19 mln lekë të reja

0
134

Dyshohet se janë  vjedhur 19 mln lekë të reja në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Grupi hetimor bënë me dije se “Kasaforta rezulton e thyer dhe se janë marrë para.

Kasaforta duket e pa prekur, por  priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë”, thuhej në njoftimin e shkurtër të policisë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.

Vjedhja ka qenë e mirëorganizuar, dhe për të cilën janë dashur disa ditë dhe për të çarë murin e dhomës ku ndodhet kasaforta.

Autorët mendohet se kanë depërtuar drejt dhomës së kasafortët duke hyrë nga një bodrum i pallatit pak metra prapa bankës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here