Përgjimet, PD: Skandal i madh, të thirren për raportim titullarët e Agjencive të sigurisë

0
141

8-9-768x431

 

Debati për përgjimet ka dominuar mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë.
Partia Demokratike përmes deputetit të saj Flamur Noka e cilësoi çështjen si një skandal të madh.

Ai tha se një grup deputetësh kanë ndërmarrë një kërkesë për të thirrur në Komisionin e Sigurisë për sqarime Ministrin e Brendshëm, Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e SHISH dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Por një fakt i tillë u kundërshtua nga deputetët e PS-së me pretendimin se për çështjen ka nisur një hetim. Pas debateve, ata u larguan nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë.

Ndërsa deputetët e LSI, insistuan që fillimisht të kërkohet informacion zyrtar dhe pastaj të thirren titullarët e institucioneve nëse është e nevojshme.

 

Ja debatet mes deputetëve në Komision

 

Noka në mbledhje deklaroi: “Duke qenë se ditët e fundit është bërë publike instalimi i një paisje përgjimi në policinë e shtetit, theksoj se kjo përbën një shkelje të rëndë.Një grup deputetësh kanë ndërmarrë një kërkesë për të thirrur në Komisionin e Sigurisë Ministrin e Brendshëm, Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e SHISH dhe Drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetit. Ekzistenca e kësaj paisje është jo vetëm shkelje e rëndë e ligjit, por cënim i privatësisë së zyrtarëve të lartë. Kjo çështje përbën një skandal të madh”.

Në vijim deputeti demokrat bëri me dije dhe orarin e paraqitjes së krerëve të agjencive të sigurisë në Komision gjatë ditës së martë për të dhënë shpjegime mbi çështjen në fjalë.

“Do kërkojmë që nesër në 10:00 Ministri Tahiri të jetë në Komision për të dhënë shpjegime.

Në 11:00 do thirret Llalla për të dhënë detaje mbi hetimin çfarë ka rezultuar.

Në orën 12:00 do thirret kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Në orën 13:00 do thirret kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika për raportim”.

Sakaq për çështjen e arratisjes së Klemend Balilit, Noka u shpreh: “Për çështjen e Balilit e Frrokut do thërrasim në dëgjesë Tahirin”.

Kërkesa e Nokës për rritjen e krerëve të institucioneve është kundërshtuar nga socialisti, Pirro Lutaj.

“S’mund të thirren krerët e institucioneve kur ka nisur hetim për çështjen”tha Lutaj, i cili kërkoi hedhjen në votim të kërkesës.

Edhe deputeti i LSI, Luan Rama insistoi që para se të thirren për të raportuar krerët të institucioneve, të kërkohet paraprakisht një informacion zyrtar.

Megjithatë Rama deklaroi se nëse provohet ekzistenca e një pajisje të tillë për përgjimet, jemi para një skandali që implikon jo vetëm policinë.

Rama: “Tani kemi një denoncim mediatik mbi përgjuesin.Parimisht mbështes rritjen e rolit të Komisionit për çështje të tilla.Të kërkojmë informacion zyrtar para thirrjes së drejtuesve.Unë rezervoj të drejtën ta besoj informacionin. Nëse policia ka vepruar në kundërshtim me ligjin jemi para një skandali. Nuk do paragjykojmë pa patur një informacion zyrtar. Nëse është e vërtetë çështja duhet trajtuar shumë më thellë. Nëse kjo pajisje ka hyrë në vend implikimi është më i madh se policia. Implikohen disa individë e institucione duke nisur nga dogana”.

 Sterkaj-Luan Ramës: Po e bëni fakt çështjen e pajisjes së përgjimit.

Luan Rama: Nuk e bëj fakt, por të kërkojmë informacion zyrtar.

Noka: Pajisja është fakt dhe kjo është e vërtetuar.

Luan Rama: Të formalizojmë informacionin për të mësuar të vërtetën.Jam i prirur të besoj se pajisja e përgjimit nuk ekziston. Pajisja mund të ketë lajthitje të drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Sterkaj: Nuk mund të bëjmë analiza sikur pajisjen e kemi në tavolinë. Duhet të marrim informacion nga njerëzit kompetentë.Informacioni është thjesht mediatik. Ne ta çmojmë nëqoftëse e duam Ministrin apo jo dhe e hedhim në votë. Nëse ka nisur një hetim s’mund t’i ftojmë autoritetet në Komision, nuk mund të dalim jashtë kompetencave.

 Luan Rama:Çështja ka dalë në gazetë, se po ta kishte thënë Doktori do ta besoja.Të marrim informacion nga institucionet, më pas thërrasim titullarët.

Noka: Ne jemi përpara një skandali me përmasa kombëtare.Titullarët janë thirrur për çështje më me pak rëndësi. Ky është skandal i paprecedentë në historinë e vendit. Ne e kemi thënë, seancë dëgjimore dhe marrim informacionin.

Lutaj: Na sillni informacion që kërkesën ta kemi të bazuar.

 

Deputetët e PS, Lutaj, Qefalia, Çuko dhe Ndreu largohen nga mbledhja e komisionit të sigurisë.

 

Patozi: Deputetët e PS ikën se janë të shqetësuar për titullarët më shumë se për skandalin. Nëse skandali i përgjimit rezulton i vërtetë përmbys pushtetin pajisja e përgjimit.Është media që në shumë raste ka zbuluar skandalet, ndaj nuk duhet injoruar.Titullarët të vijnë për të dhënë versionin e tyre e të hedhin dritë për ngjarjen.

Luan Rama: Nuk e nënvlerësoj rolin e medias për çështje. Të jemi të matur për të zbardhur çështjen mbi bazën e një logjike që hedh dritë.SHISH të jetë institucioni i parë që do na japë informacion. Ta trajtojmë çështjen hap pas hapi, të mos bëjmë propagandë.

Noka: Unë nuk çmoj renditjen e titullarëve, por thelbin e ngjarjes.

Luan Rama: Drejtori i SHISH është ai që na nis proçesin, kjo çështje është logjike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here