Dibër/ Me 19 gusht partitë duhet të dorëzojnë propozimet për anëtarë të KZAZ

0
133

Dibër/ Me 19 gust partitë duhet të dorëzojnë propozimet për anëtarë të KZAZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi sot një sërë vendimesh në funksion të zgjedhjeve të pjessme që do të zhvillohen për kryetarin e Bashkisë së Dibrës me 11 shtator të këtij viti.

KQZ bëri me dije se në rrethin e Dibrës është ngritur KZAZ për regjistrimin e kandidatëve të tre partive.

KQZ vendosi datën 19 gusht  për paraqitjen e propozimeve të partive politike për anëtarë të KZAZ-së në Dibër.

Me 7 vota pro, KQZ vendosi për përdorimin e kamerave dhe monitorëve që do përdoren.

kqz vendos me 7 vota pro perdorimin e kamerave tr sigirise ne vendet e numerimit te votave

KQZ do hedhë short për zgjedhjen e anetarit të shtatë të KZAZ Dibër, që do propozohet nga PD.

Mbledhja u shoqërua me debate.Përfaqësuesi ligjor i PS, Salianji tha se është bërë shkelje e hapur nga Presidenti për dekretimin e datës së zgjedhjeve në Dibër.

“Duhet shtyrë afati për paraqitjen e kandidatëve pasi është kohë shumë e shkurtër,duhet kohë për përgatitjen e kandidatëve”.

Por përfaqësuesi i PD, Kosovrasti u shpreh se: “Jemi në kohë që përfaqësuesit e partive të marrin masat për zhvillimin e proçesit zgjedhor. Nuk jam dakort me propozimin e PS-së për shtyrjen e afateve për paraqitjen e kandidaturave, PS ka pasur kohë që të merrte masat që në kohën kur u shfaq videoskandali i Dibrës”.

Ndërkaq Denar Dibra, përfaqësues i PS në KQZ tha se shtyrja e kërkuar nga data 17 në 20 nuk përbën problem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here