Panariti: Menaxhimi i krizës me “tallona” qeraje të pastrehëve pas termetit nuk eshte zgjidhje!

0
108

Ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti shprehet se kriza e banorëve të prekur nga tërmetit nuk mund të menaxhohet me sistemin e tollonave. Në një reagim në Facebook, ai shprehet se shuma e vendosur për qeratë e të pastrehëve është e pamjaftueshme.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit:

Menaxhimi i krizes me “tallona” qeraje te pastrehëve pas termetit nuk eshte zgjidhje! Sepse ne vendet e zhvilluara administrimi i nevojave urgjente te strehim akomodimit pas katastrofës behet ne menyre te centralizuar! Nese strehimi i mbi dhjete mije te pastrehëve te termetit te futur provizorisht ne cadra dhe hotele, do t’i lihet nje bonusi qeraje me vlere mesatare 15 mije leke ne muaj, per te cilin duhen plotesuar dhe nje tufe formularesh, atehere procesi do te futej ne pasiguri dhe kaos..Qeveria thjesht, do te “lante” duart, nga pergjegjesia menaxhuese e drejtperdrejte e situates dhe kundrejt nje sasie parash do tja linte zgjidhjen e strehimit, popullates se traumatizuar dhe te trembur nga fatkeqësia qe e goditi. Por ketu dalin dy probleme! Separi eshte e dyshimtë qe edhe nese livrohet, kjo sasi parash të mjaftojë per qiratë mujore familjare ne qarqet Tiranë, Durrës etj. Sepse qe tani po vihet re nje rritje spekulative e cmimeve te qerave. Sedyti, familjaret e pastrehë do ti drejtoheshin ne menyre individuale nje tregu të pa stabilizuar dhe ne nje mase të madhe ende informal, gje qe do ti shtonte akoma me shume stres dhe pasiguri, situates se tyre te renduar.. Po si i behet?Vetëm Qeveria, ka autoritetin per te negociuar dhe kontraktuar me ndertuesit sasine e apartamenteve stok, e cila ekziston madje me tepri, sepse vetem ne dy qarqe Tiranë dhe Durrës, numri i apartamenteve bosh eshte mbi 3000. Numer i mjafte ky, per te strehuar mbi 10 mije te pastrehët deri ne nje zgjidhje perfundimtare..Duke qene kontraktore e vetme dhe me shumicë, pa dyshim qe qeveria do te kishte mundesi per cmime favorizuese te qerave , pa llogaritur qe ajo zoteron edhe instrumenta fiskale qe vetem ajo mund ti zbatoje.. Por sigurisht eshte me kollaj ta heqesh nga vetja dhe tja lesh zgjidhjen perleshjes Individ – treg, ku i humbur del gjithnjë i pari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here