Berisha: Fatos Klosi emëroi asetin rus në drejtorinë më të rëndësishme të SHISH

0
138

Në vazhdën e argumenteve të tij se kreu i Qeverisë Edi Rama është kërcënimi real për sigurinë e vendit, Kryetari i PD-së Sali Berisha ka folur sot me emra dhe fakte.

“Meqë jemi në fushën e lajmeve për spiunë, – tha Berisha gjatë deklaratës për shtyp nga foltorja e PD, – ju dëgjuat, një muaj më parë, se njëri prej figurave më kyçe, të Shërbimit për vite të tëra, Frederik Ymeri ishte aset rus. Në të vërtetë ju garantoj, se ai nuk është i izoluar.

Fatos Klosi ndiqej nga shërbimet inteligjente shqiptare, për lidhje të dyshimta me dy shërbime të tjera. Dhe këto janë denoncuar publikisht.

Frederik Ymerin e emëroi në drejtorinë më të rëndësishme të Shërbimit, pikërisht Fatos Klosi. Pra mund të themi se agjenturat e huaja, direkte apo me influencë janë të lidhura gjerë në kreun e piramidës qeveritare të këtij vendi.

Kështu që siguria kombëtare sot në shumë aspekte është e kërcënuar. Fatmirësisht sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe askush nuk mund të luajë me sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Sot, në kuadrin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, mbi qiellin e Tiranës fluturojnë fortesat ajrore B-52. Uroj që miku i Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe barbari Putin, t’i shohin këto fortesa.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here