Italia me një ekonomi modeste

0
208

 

Prodhimi industrial në Itali ka regjstruar një rënie të konsiderueshme. Të dhënat e publikuara nga Insituti Italian i Statistikave, pavarësisisht se tregojnë një situatë të zymtë, flasin një ngadalësim të hapit të rënies. “Shifrat flasin se rënia në sektor po vazhdon, pavarësisisht se me një intensitet më të vogël në krahasim me muajt paraardhës”-nënvizon Instituti i Statistikave. Instat flet gjithashtu për një rritje të besimit të biznesit gjatë muajit Korrik. Instituti nënvizon gjithashtu se rënia e prodhimit industrial është një fenomen përbashkët për të gjithë Eurozonën, dhe jo i izoluar vetëm për Italinë. Tendencat deflacioniste vlerësohen si nën kontroll dhe tregu i punës në zgjerim të mëtejshëm. “Sinjale pozitive vijnë nga tregu i punës, që po vazhdon të zgjerohet”- shkruan Istat. Sa i përket ecurisë së çmimeve të konsumit, institucioni vlerëson se pavarësisht se pika minimale tashmë është një rrezik i lënë pas, rimëkëmbja do të vazhdojë të jetë tepër modeste. Në këtë drejtim, Italia po ecën me një ritëm më të ulët se zona e monedhës së përbashkët europiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here