Lushnjë/ Arrestohet autori i grabitjes së banesave

0
207

Në prangat e policisë Lushnjës ka rënë një 38-vjeçar i cili akuzohet për grabitjen e një banese, dhe dyshohet edhe për grabitjen e disa të tjerave. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se është arrestuar Niti Paço. Ai është arrestuar për vjedhjen e banesës së një personi me inicialet M.K., në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në Lushnjë në 25 korrik.

Menjëherë pas arrestimit është bërë dhe kontrolli i banesës së tij, ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan armë, fishekë, jelek antiplumb, kompjutera, kamera, aparat dhe një Iphone. Kështu shtetasit Paço iu gjetën: Një armë zjarri pistoletë model 54 me një krehër me 4 fishekë, një armë gjahu çifte pa leje, një jelek antiplumb, tre kompjuter lap top, dy kamera dore, një aparat fotografik, dhe një aparat celular I Phone. Niti Paço, i dënuar më parë 3.5 vjet burg për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim është duke u hetuar edhe për disa grabitje të tjera kohët e fundit në qytetin e Lushnjës, ndërsa tashmë 38-vjeçari akuzohet jo vetëm për grabitje, por edhe për armëmbajtje pa leje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here